Një 22 vjeçar pas protestave në Bjellorusi

Nga Exit News
Një 22 vjeçar pas protestave në Bjellorusi

Mijëra protestues në Bjellorusi marshuan në kryeqytet kundër zgjedhjeve presidenciale. Ata ecnin nëpër rrugët kryesore, takoheshin në sheshe, këndonin këngë të ndryshme, duke mbajtur flamurë me vija të kuqe e të bardha në duar.

Por si u organizuan kaq mirë ata?

E gjitha nisi nga një 22 vjeçar i quajtur Stsiapan Sviatlou, i cili nëpërmjet një kanali në aplikacionin Telegram nisi këtë mesazh:

“Bjerini zileve të shtëpive të fqinjëve tuaj, telefononi miqtë dhe të afërmit tuaj, shkruani kolegëve tuaj:

Ne po shkojmë VETËM në mënyrë paqësore në qendër të qytetit për t’i kërkuar llogari autoriteteve shtetërore.”

Ftesa përmbante gjithashtu një listë kërkesash: lirimin e menjëhershëm të të burgosurve politikë, dorëheqjen e Lukashenkos, nisjen e hetimeve për  përgjegjësit për një seri vrasjesh tronditëse politike.

Mbas këtij mesazhi qindra qytetarë dolën në marshim në Minsk dhe disa dhjetra në qytete të tjera.

Në ditët në vijim, shumë qytetarë dolën pasi panë një mesazh të ngjashëm me të parin në të njëjtin kanal.

Gjatë 10 ditëve të fundit, qytetarë në të gjithë Bjellorusinë marshuan, protestuan dhe mbajtën flamuj në duar, grumbulloheshin në fabrika dhe në burgje sepse besonin tek mesazhi në Telegram.

Në Bjellorusi njerëzit nuk i besojnë as opozitës as qeverisë—por më shumë se 2 milionë njerëz ndoqën kanalin e Sviatlou në Telegram dhe i besuan atij.

Ata i besuan Sviatlou, edhe pse ishte 22 vjeç, bloger amator dhe banonte jashtë vendit. Ai është aktiv duke i treguar bashkëqytetarëve të thyejnë frikën

Sviatlou ka postuar rregullisht informacione politike që nga 2015, shumica e të cilave i merr nga lexuesit e tij.

Ai po ndjek në gjurmët e Alexi Navalny, kryetarit të opozitës ruse që u shtrua në spital këtë javë, pasi u helmua.

Ai ishte i pari që përdori internetin jo vetëm për të komunikuar me lexuesit, por për të krijuar një sens grumbullimi mes qytetarëve.

Në të kaluarën, 22 vjeçari ka postuar video me prova për korrupsion dhe padrejtësi.

Një nga momentet e tij kulminante  ishte një dokumentar amator, i quajtur Rekorde Kriminale, që fliste rreth ardhjes së Lukashenkos në pushtet, i cili tani është ka arritur rreth 3 milion klikime në You Tube.

Llogaria në Telegram e Sviatlou-t shërbeu si një pasqyrë për bashkatdhetarët e tij, që të shohin veten ashtu siç janë në të vërtetë.

Aktualisht, kryetarja e opozitës bjelloruse ndodhet jashtë vendit, dhe dy anëtarë të këshillit të koordinimit për kalimin e pushtetit u arrestuan.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>