
Të dielën u shënuan 13 raste të reja me Covid-19, në Patos, Fier dhe Roskovec. Të 13 personat u infektuan në një dasëm dhe në një ceremoni mortore.
9 personat e infektuar përkatësisht 8 në Patos dhe 1 në Fier u infektuan në një dasëm në fshatin Zharrës.
Ndërsa 4 persona në Fier u infektuan pasi morrën pjesë në një ceremoni mortore.
Ndërkohë, në vend janë ndaluar dasmat dhe ceremonitë mortore.