
Një grua në moshë nga Patosi, e prekur nga koronavirusi, është nisur me urgjencë dje në mbrëmje për në spitalin Infektiv në Tiranë, për shkak të përkeqësimit të gjendjes së saj shëndetësore.
Ajo është mamaja e një pacienti tjetër me koronavirus, i cili po kurohet në spitalin Infektiv në QSUT.
Deri më tani dihet se gruaja ka dhe problem të tjera shëndetësore.
E moshuara ishte izoluar disa ditë në shtëpi dhe sipas Ora News, dje në mbrëmje, nga analiza, ka rezultuar e prekur me koronavirus.
Bashkë me këtë, shkon në 65 numri total i personave të identifikuar me koronavirus në vend.