Një e treta e gazetave më të mëdha në SHBA kanë pushuar nga puna mbi 11 mijë gazetarë në vitin 2020, për shkak të efekteve negative të pandemisë, sipas një studimi të ri nga Pew Research Center.
Numri i punonjësve të pushuar nga puna tejkaloi ato të vitit 2019, kur një e katërta e gazetave të mëdha shkurtuan staf.
“Në 6-mujorin e parë të vitit 2020, më shumë se 11,000 punonjës në redaksi u shkurtuan. Kjo është gati njësoj me shifrën e raportuar në vitin 2009, gjatë krizës ekonomike,” sipas studimit të publikuar në Axios.com.
Studimi shqyrtoi 86 gazeta me qarkullim mesatar prej 50,000 ose më shumë kopje, përfshirë The New York Times dhe The Washington Post.
Gjithashut, studimi vlerësoi edhe Ëall Street Journal pasi që është një nga gazetat më të mëdha në SHBA.
Pew gjeti se në vitin 2020 gazetat me një tirazh prej 250,000 mijë kopje ose më shumë kishin më shumë të ngjarë të shkurtonin staf.
Pew sugjeroi se shkurtimi i stafit mund të ishte shmangur nëse qeveria do të kishte ndihmuar mediat gjatë pandemisë.