Një milionë të infektuar me koronavirus në botë

Nga Exit News
Një milionë të infektuar me koronavirus në botë

Numri i të diagnostikuarve me koronavirus në botë ka arritur në një milion në orët e fundit. Përhapja shumë e shpejtë në thuajse të gjitha vendet e globit ka ndodhur në vetëm katër muaj, që nga shpërthimi i virusit në Vuhan të Kinës.

Më shumë se 51 000 njerëz kanë vdekur dhe 208 000 janë shëruar në krizën më të madhe globale të shëndetit public në kohët moderne.

Fillimisht mjekët e krahasuan koronavirusin Covid-19 me viruset e ngjashme të mëparshme si SARS, që preku 8 000 njerëz kryesisht në Azi në vitin 2003. Por Covid-19 është shumë më tepër ngitës dhe shpesh nuk ka fare simptoma, karakteristika këto që e bënë të përhapet me shumë më tepër shpejtësi. Vetëm 20 nga 195 vende të botës nuk kanë raportuar ende Covid-19.

Duke marrë parasysh se shumë të infektuar nuk shfaqin simptoma, dhe se shumë vende ose nuk kanë mundësi ose kanë zgjedhur të mos bëjnë testime në masë, numri i vërtetë i të infektuarve në botë ka gjasa të jetë shumë më i lartë se një million.

Aktualisht SHBA ka numrin më të lartë të të infektuarve, 234 mijë. Më as vjen Italia me 115 mijë, e cila ka edhe numrin më të lartë të të vdekurve, 14 mijë.

Kriza e shëndetin publik, që ka pushtuar botën dhe ka detyruar qeveritë të izolojnë pjesërisht apo plotësisht vendet e tyre, është bërë tashme edhe krizë ekonomike. Ekonomia globale pritet të tkurret me 2% në gjysmën e parë të vitit 2020

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>