Një pacient shqiptar plagos me thikë infermieren greke

Nga Exit News
Një pacient shqiptar plagos me thikë infermieren greke

Një pacient shqiptar, 59-vjeç plagosi me thikë infermieren dhe më pas u hodh nga shkallët në pjesën e brendshme të spitalit. Ai humbi jetën menjëherë. Personi ishte operuar disa ditë më parë. Motivet për ngjarjen janë ende të panjohura. Gjendja e infermieres  32-vjeçare është e rëndë, por jashtë rrezikut për jetën.

Si ndodhi ngjarja

Në 05:30 të së hënës (31.08.2020) në Spitalin Attikon,  një pacient 59-vjeçar sulmoi me thikë dhe plagosi rëndë një infermiere dhe më pas i dha fund jetës.

Personi ishte operuar në mushkri në Spitalin Attikon, javën e kaluar. Ai u mjekua në klinikën e kirurgjisë kardiake, në katin e parë të spitalit dhe do të dilte nga spitali ditën e hëne.

Pacienti nuk kishte shenja agresiviteti në spital.

Herët në mëngjes të hënën, pacienti ka thirrur infermieren për mjekim në pavijonin ku ai kurohej. Kur infermierja fatkeqe shkoi në dhomën e tij për të parë se çfarë i duhej, ai ishte fshehur pas derës, me një thikë kuzhine dhe kur gruaja hyri në dhomë, ai u sul drejt saj dhe e sulmoi atë nga pas.

Pasi e hodhi në dysheme, ai filloi ta godasë atë në dysheme duke e plagosur në qafë.

Më  pas pacienti 59-vjeçar hoqi serumet dhe u largua me vrap nga pavijoni, ku kishte lënë infermieren të plagosur. Nga dalja e emergjencës ai u ngjit në shkallët e hekurta në katin e katërt të Attikon dhe nga atje u hodh në zbrazëti, duke i dhënë fund jetës së tij!

Infermierja, 32 vjeç dhe nënë e dy fëmijëve, ka dëmtime serioze në qafë, por po trajtohet.

Botuar në Newsit.gr/Përktheu Exit News

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>