![fieri aksident Një person humb jetën në një aksident në rrugën Laç – Mamurras](https://exit.al/wp-content/uploads/2021/02/fieri-aksident.jpg)
Një person ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti të ndodhur në rrugën e vjetër që lidh Laçin me Mamurrasin.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 8:30 të mëngjesit.
Viktima, 45 vjeç, ka qenë duke ecur në këmbë kur është përplasur nga një automjet, sipas policisë.
Autori është larguar nga vendngjarja pas aksidentit dhe është shpallur në kërkim.