Një shtetas turk shpallet në kërkim për vrasjen në Prishtinë, policia i publikon foton

Një shtetas turk shpallet në kërkim për vrasjen në Prishtinë, policia i publikon foton

Një shtetas turk është shpallur në kërkim nga Policia e Kosovës për një vrasje të ndodhur ditën e sotme pranë qendrës së Prishtinës.

Policia ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për ta gjetur personin e dyshuar dhe ka publikuar fotografinë e tij.

Drejtoria Rajonale e Policisë, Prishtinë, pas identifikimit të personit të dyshuar me autorizim të Prokurorisë së shtetit, shpall në kërkim personin e dyshuar; Altin Yaldimir (1967), shtetas i Turqisë”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Ditën e sotme, rreth orës 12:00 në rrugën “Bekim Fehmiu” në Prishtinë, një person u vra me armë zjarri brenda një automjeti.

Policia dyshon se autori dhe viktima kanë qenë brenda automjetit dhe në një moment shtetasi turk ka qëlluar nga mbrapa viktimën me armë zjarri.

Arma me të cilën dyshohet është kryer krimi është gjetur 100 deri 150 metra nga vendi i ngjarjes, në një kosh plehrash.

Policia gjatë ditës po ashtu njoftoi se ka identifikuar të dyshuarin dhe ka bastisur shtëpinë e tij, por i dyshuari për vrasjen, nuk është gjetur në shtëpi.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>