Një tjetër krim shkatërrues ndaj natyrës: hidrocentral në Theth. Dyshime për korrupsion.

Një tjetër krim shkatërrues ndaj natyrës: hidrocentral në Theth. Dyshime për korrupsion.

Projekti i debatuar për ndërtimin e një hidrocentrali mbi lumin Shalë, në zonën e Thethit, i është dhënë me koncesion një kompanie e cila është aktualisht nën gjykim për shkleje ligjore në një tjetër koncesion hidrocentrali.

Koncesioni 35 vjeçar për hidrocentralin e Shalës iu dha para pak ditësh nga qeveria bashkimit të kompanive Çinar-San Hafriyat Nakliyat Insaat Turizm Sanayi Ve Ticaret LTD.STI, Shala Energy PLC dhe Falak Properties LLC. Ky bashkim ka qënë i vetmi subjekt që ka marrë pjesë në tender dhe fitorja ka qenë automatike.

Sipas vendimit të koncesionit, ndërtimi i hidrocentralit duhet të bëhet brenda 36 muajve dhe do të kushtojë rreth 84,5 milionë euro.

I gjithë koncesioni ngre dy probleme serioze, shkatërrimin e pasurive natyrore të vendit dhe dyshime për korrupsion.

Shkatërrimi i bukurive të Thethit

Ndërtimi i një hidrocentrali në Shalë është në vetvete një politikë shkatërruese ndaj natyrës dhe turzimit. Zona e Thehtit është një nga bukuritë më të rëndësishme natyrore të vendit dhe zona kryesore turistike malore në vend. Hidrocentrali, nëse do të ndërtohet, do të rrezikojë natyrën e Thethit, veçanërisht lumin Shalë, i cili përshkon Thethin dhe është një ndër tërheqjet kryesore të tij.

Lumi i Shalës

Në një sqarim për qytetarët, Ministria e Energjisë sqaron se është patur parasysh gjatë hartimit të projektit që të mos ketë ndërhyrje në zonat e mbrojtura në Alpet e Veriut dhe ndikimi i hidrocentralit në mjedis të jetë minimal.

Por ekspertët mjedisorë mendojnë të kundërtën. Mark Rupa, ekspert mjedisor, është shprehur për një televizion lokal se “ndërtimi i një hidrocentrali në lumin e Shalës do të ishte vdekjeprurës për këtë perlë të natyrës, e cila së fundmi ishte shndërruar në një ndër destinacionet e preferuara turistike.”

Zoti Rupa sqaroi se “ka mbi dy vjet që projekti për zhvillimin e qëndrueshëm të Parkut Kombëtar të Thethit rri pezull në ministri dhe kjo lë vend për aludime.”

Vitet e fundit, veriu i Shqipërisë janë kthyer në destinacione të preferuara të turistëve vendas dhe të huaj, në mënyrë të veçantë Lugaine Valbonës dhe zona e Thethit.

Në Valbonë është miratuar ndërtimi i 11 hidrocentralev dhe ka filluar ndërtimi it re prej tyre. Bashkë me to ka filluar dhe shkatërrimi i Parkut Parkut Kombëtar të Valbonës.

Duket se e njëjta e ardhme pret dhe Thethin e Lumin e Shalës. Përveç shkatërrimit të florës e faunës, ndërtimi i hidrocentralit në lumin Shalë do të thotë dhe humbja e bizneseve dhe të ardhurave për familjet e Thethit që prej vitesh kanë investuar në aktivitete lidhur me turizmin.

Dyshime për korrupsion

Së dyti, dhënie e koncsionit kësaj kompanie ngre dyshime korruptive, jo vetëm për mënyrën e zhvilimit të tenderit me vetëm një ofertë, por edhe për kompaninë që u paraqit dhe fitoi.

Kompania turke Çinar është është aktualisht nën gjykim gjyqësor për fallsifikime apo shkelje ligjore në lidhje me një tjetër hidrocentral të marrë me kocnesion, por duket se ky fakt ka qenë i parëndësishëm për qeverinë dhe nuk ka penguar dhënien e një tjetër koncesioni të debatueshëm hidrocentrali.

Ndonëse ajo është një kompani pa përvojë në fushën e hidrocentraleve e energjisë dhe me kapacitete modeste, asaj iu dha koncesioni për ndërtimin e hidrocentralit të debatuar të Poçemit mbi lumin Vjosë.

Por ndërtimi është pezulluar nga Gjykata Administrative për parregullsi në dokumenta. Gjykata ka zbuluar mangësi dhe shkelje ligjore në deklaratat mjedisore të nevojshme për të hartuar Vlerësimin e Ndikimit në Mjedis (VNM). Kompania nuk ka bërë studime në terren pranit Lumit Vjosë dhe nuk ka paraqitur asnjë vlerësim për ndikimin që mund të kishte ndërtimi në florën dhe faunën apo në ujërat nëntokësor, të cilët janë element të domosdoshëm të çdo VNM. Gjykata pritet japë një gjykim përfundimtar së shpejti.

Ndërtimi i hidrocentralit të Poçemit ngjalli kundërshti të madhe publike në Shqipëri dhe në Europë pais ai do të dëmtojë lumin Vjosë, i cili është i vetmi lum që ka mbetur “i egër” në Europë, pra nuk e ka ndryshuar kurrë rrjedhën e tij natyrore dhe si i tillë ndër të tjera mbart interesa të mëdha studimore dhe turistike.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>