Një tjetër punonjës i Gardës gjendet i vrarë

Një tjetër punonjës i Gardës gjendet i vrarë

Një gardist 30 vjeç me inicialet A.M, është vrarë dje në mbrëmje teksa kryente shërbimin pranë Gardës së Republikës në Tiranë.

Policia dyshon se gardisti “ka vrarë veten me armën e shërbimit”.

Ministria e Brendshme ka lëshuar njoftimin e saj zyrtar ku shkruan:

“Rreth orës 23:00, të mbrëmjes së kaluar në ambjentet e Gardës së Republikës, teksa po kryente shërbimin pranë hyrjes dytësore të institucionit, punonjësi i Gardës A.M., 30 vjeç, nga Përmeti, dyshohet se ka vrarë veten me armën e shërbimit.
Për hetimin e rastit u ngrit nje grup i posaçëm nën drejtimin e Prokurorisë.
Grupi hetimor ka administruar dhe sekuestruar prova që forcojnë dyshimin se akti është kryer në kushtet e tronditjes psikike.”

Deri më tani dihet se A.M kishte vetëm pak muaj që kishte nisur punë si efektiv në Gardë.

Kjo është ngjarja e dytë e rëndë që ndodh në ambientet e Gardës në muajt e fundit. Shkëlzen Qordja, shofer i ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj, u gjet i vrarë në 30 qershor, brenda në makinën e tij në ambientet e Gardës. Njësoj si në rastin e A.M, Ministria e BRendshme njoftoi se Qordja u vetëvra me armën e shërbimit.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>