321 të infektuar të rinj me koronavirus janë zbuluar në 24 orët e fundit në Kosovë, mes 2,534 personave të testuar.
Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik njoftoi se një pacient me Covid ka humbur jetën. Viktima ishte e moshës 66 vjeç.
313 pacientë janë shëruar, duke e çuar totalin e të shëruarve në 53,768 .
Në total, që prej marsit 2020, në Kosovë janë regjistruar 62,009 të infektuar me Covid-19, prej të cilëve 1,520 kanë humbur jetën, ndërsa 6,721 janë ende të infektuar.