Më 9 mars 2020, një vit më parë në vend u konfirmuan dy rastet e para me koronavirus. Dy persona, një burrë 54 vjeç dhe djali i tij 28 vjeç të ardhur nga Firenze, Itali me makinë, rezultuan pozitiv. Ata u kuruan në spitalin e Infektiv në QSUT.
Pas, 2 rasteve të para Shqipëria pezulloi fluturimet ajrore me qytete e prekura në veri të Italisë dhe me vendet e tjera të prekura deri më 3 prill.
Gjithashtu, qeveria vendosi mbylljen e shkollave për dy javë. Si dhe u ndaluan të gjitha aktivitete sportive dhe kulturore, grumbullimet dhe dëgjesat publike.
Ndërsa qytetarët të alarmuar zbrazën supermarketet.
Sot më 9 mars 2021:
Vendi ka rreth 1000 të infektuar në ditë. Numri i të infektuarve ka arritur në 113,580, 35,737 janë raste aktive dhe 1,956 viktima janë shkaktuar nga Covid19. Ndërkohë ka nisur vaksinimin e shtresave në rrezik, ku bëjnë pjesë mjekët, infermierët dhe personat mbi moshën 85 vjeç.
Masat shtrënguese të miratuara nga qeveria janë:
Vendosja e orës policore: qytetarët nuk lejohet të dalin nga banesa pas orës 18:30.
Mbyllja e shkollave të mesme në qarqet me numër të lartë infektimesh.
Mbyllja e universiteteve.
Mbyllja e restoranteve dhe bareve pas orës 18:30.
Ndalimi i grumbullimeve me më shumë se 10 persona.
Ndalimi i organizimit të festave, dasmave, dhe funeraleve.
Mbajtja e detyrueshme e maskës në ambjentet e brendshme dhe të jashtme.