Një vit pandemi, sot një vit më parë u zbuluan 2 rastet e para

Nga Exit News
Një vit pandemi, sot një vit më parë u zbuluan 2 rastet e para

Më 9 mars 2020, një vit më parë në vend u konfirmuan dy rastet e para me koronavirus. Dy persona, një burrë 54 vjeç dhe djali i tij 28 vjeç të ardhur nga Firenze, Itali me makinë, rezultuan pozitiv. Ata u kuruan në spitalin e Infektiv në QSUT.

Pas, 2 rasteve të para Shqipëria pezulloi fluturimet ajrore me qytete e prekura në veri të Italisë dhe me vendet e tjera të prekura deri më 3 prill.

Gjithashtu, qeveria vendosi mbylljen e shkollave për dy javë. Si dhe u ndaluan të gjitha aktivitete sportive dhe kulturore, grumbullimet dhe dëgjesat publike.

Ndërsa qytetarët të alarmuar zbrazën supermarketet.

Sot më 9 mars 2021:

Vendi ka rreth 1000 të infektuar në ditë. Numri i të infektuarve ka arritur në 113,580, 35,737 janë raste aktive dhe 1,956 viktima janë shkaktuar nga Covid19. Ndërkohë ka nisur vaksinimin e shtresave në rrezik, ku bëjnë pjesë mjekët, infermierët dhe personat mbi moshën 85 vjeç.

Masat shtrënguese të miratuara nga qeveria janë:

Vendosja e orës policore: qytetarët nuk lejohet të dalin nga banesa pas orës 18:30.

Mbyllja e shkollave të mesme në qarqet me numër të lartë infektimesh.

Mbyllja e universiteteve.

Mbyllja e restoranteve dhe bareve pas orës 18:30.

Ndalimi i grumbullimeve me më shumë se 10 persona.

Ndalimi i organizimit të festave, dasmave, dhe funeraleve.

Mbajtja e detyrueshme e maskës në ambjentet e brendshme dhe të jashtme.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>