Nju Jorku do të mbyllë baret, restorantet dhe shkollat

Nju Jorku do të mbyllë baret, restorantet dhe shkollat

Kryetari i Bashkisë së Nju Jorkut Mario De Blasio ka njoftuar, të dielën në mbrëmje, se ai do të urdhërojë mbylljen e të gjitha bareve dhe restoranteve në Nju Jork, duke filluar nga e marta në orën 9 të mëngjesit.

Sidoqoftë, restorantet mund të shërbejnë me porosi që merren në vend ose me dërgesa në shtëpi.

një njoftim në Facebook, De Blasio u shpreh se kjo masë e paprecedentë është e domosdoshme pasi në rrezikun që u kanoset njerëzve është e nevojshme që të adoptohet një mentalitet lufte.

Nju Jorku llogarit mbi 27 mijë bare dhe restorante. Është qyteti më i madh i SHBA-vë me mbi 8,5 milionë banorë dhe njëkohësisht qyteti më i dendur i vendit.

Më herët De Blasio kishte njoftuar mbylljen graduale deri në fund të kësaj jave të të gjitha shkollave të sistemit të qytetit. Sistemi i shkollave publike të Nju Jorkut është më i mahdi ne Amerikë me mbi 1,1 milione nxënës nga niveli parashkollor në atë të mesëm.

SHBA-të po ndeshen me fillimet e një epidemie të mundshme të koronavirust. Deri tani janë identifikuar 3 500 njerëz të infektuar, 60 prej të cilëvë kanë vdekur.

SHBA-të kanë ndaluar fluturimet më një sërë vendesh në botë në përpjekje për të ndaluar barjtjen e mëtejshme të koronavirusit në SHBA.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>