Nora Malaj deklaron se ka kaluar Covid-19

Nga Exit News
Nora Malaj deklaron se ka kaluar Covid-19

Ish-zëvendës ministrja e Arsimit, Nora Malaj e ka kaluar koronavirusin, pas 16 ditësh betejë. Lajmin e dha Malaj në një postimi në faqen e saj në Facebook. Malaj tregon se tani ndihet më mirë dhe më e keqja ka kaluar.

“Ditën e dytë , gjendja sa vete e po rëndohej. Temperatura filloi te ngrihej me shumë. Trupi ndjehej shumë i keputur dhe dalengadale gjendja debole sa po vinte e rëndohej. Temperatura po rritjej dhe i gjithe trupi ndjehej si i prerë. Tashmë ne diten e tretë gjendja ishte shumë e nderë. Temperatura ishte ne rritje dhe trupi mezi komandohej. Dhimbja te tmerrshme gjymtyrësh , te cilat komandoheshin me veshtirësi dhe trupi tere kohes ishte i gjithë ne djersë te ftohta , te cilat te detyronin te nderroheshe tre- kater here ne ditë”, shkruan Malaj.

Tashmë pas 16-ësh, ajo thotë se është në gjendje më të mirë, dhe se shija e nuhatja i janë kthyer sërish.  Më tej ajo falënderon familjarët, miqtë dhe mjekët që e asistuan ndërsa shton se e tregoi gjithë rrugëtimin e saj për të kuptuar që jeta ka shumë vlerë dhe duhet vlerësuar e fituar edhe kur vihesh përballe sfidave të vështira.”

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>