Norvegjia do të heqë të gjitha kufizimet e vendosura në rajonin e Oslos për të ndaluar përhapjen e virusit, raportoi The Guardians.
Tani qeveria lokale do të vendosi vetë nëse do të vendosë ose jo kufizime. Sipas vendimit të qeverisë dyqanet me produkte të domosdoshme brenda qendrave tregtare mund të rihapen dhe restoranett mund të fillojnë të shesin alkool.
Në fillim të janarit në Oslo u identifikuan raste të të infektuarve me mutacionin e britanik të koronavirusi, ç’ka e detyroi qeverinë të vendosë kufizime të reja, si mbylljen e të gjitha dyqaneve jo të domosdoshme për herë të parë që prej nisjes së pandemisë.
Në Norvegji u raportuan 66 854 raste dhe 593 viktima në një popullsi me 5 milionë banorë.