Në një takim në pogradec, kryetari i PD-së Lulzim Basha përgënjeshtroi zërat se kandidatët për kryetar partie ishin të future nga vetë ai me qëlim promovimin brenda në parti.
“Duke qenë se ka zëra që qarkullojnë se ka kandidatë në garë që u është kërkuar kandidimi nga unë, në mënyrë që të promovoheshin në poste të ndryshme në parti, kjo është absolutisht e pavërtetë”, u shpreh Basha, te mërkurën.
Ai u shpreh se kandidatët në garë për kryetar partie janë të gjithë të barabartë dhe këto “thashetheme, pavarësisht nga kush janë përhapur, thjesht kanë për qëllim të krijojnë konfuzion ose ndonjë avantazh të pandershëm në këtë garë”.