
Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu përgënjeshtroi sot Kryetarin e PD-së për zjarrin e rënë në zyrën e prokurimeve.
Në një postim në facebook, Zonja Manastirliu tha se “nuk ka asnjë zjarr në Ministrinë e Shëndetësisë”.
Ajo tha se “tymi i zjarrit imagjinar del nga koka e kreut të PD dhe me ironi thotë që dikush duhet t’i hedhë ujë në sy që ta zgjojë nga gjumi”.
Sot, paradite, Kryetari i PD-së Lulzim Basha tha se në zyrën e prokurimeve të ministrisë ka rënë zjarr, për të fshehur dokumentat e tenderave sekret. Zoti Basha i bëri thirrje SPAK të hetojë çështjen.