Numër rekord emigrantësh në 24 orë në Britani

Nga Exit News
Numër rekord emigrantësh në 24 orë në Britani

482 emigrantë hynë të mërkurën në Britani përmes Kanalit me Francë, me anije të tejmbushura. Ky është një numër rekord për kalimet në një ditë të vetme, tha qeveria britanike, sipas Euroaktive. Numri i emigrantëve po rritet çdo ditë e më shumë si pasojë e motit të favorshëm.

Agjencia britanike e lajmeve njoftoi se shifrat kanë kaluar mbi 10 000 emigrantë – shumë më tepër se afërsisht 8 500 emigrantë që mbërritën gjatë gjithë vitit 2020.

Dan O’Mahoney, drejtuesi i kontrolleve kundra emigracionit fajësoi bandat kriminale për situatën dhe e quajti atë “të papranueshme” dhe “të rrezikshme”.

Muajin e kaluar, Sekretarja e Brendshme Priti Patel dhe homologu i saj francez Gerald Darmanin njoftuan dyfishimin e policëve që patrullojnë brigjet franceze.

Britania gjithashtu premtoi 62,7 milion euro në 2021-2022 për të ndihmuar Francën të luftojë emigracionin e paligjshëm.

Patel ka premtuar se do ta bëjë rrugën e Kanalit “të paarritshme” dhe propozoi rishikimin e rregullave të azilit, duke vendosur edhe dënimin me burg për trafikantët dhe vetë emigrantët.

Këtë javë Patel u takua me zyrtarë në Greqi për të diskutuar bashkëpunimin mbi migracionin e paligjshëm.

Gjatë vizitës dy-ditore, Patel u takua me ministrat në Athinë. Ajo morri pjesë në një patrullim me rojet bregdetare greke për të mësuar më shumë rreth metodave të përdorura për të parandaluar kalimet e anijeve të vogla.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>