
87 pacientë të infektuar me Covid-19 po kurohen në spitalin Infektiv, duke shënuar numrin më të lartë të të hospitalizuarve që prej fillimit të pandemisë.
Pacientët e hospitalizuar përbëjnë 9,5 për qind e 920 të infektuarve ende aktivë në vend.
15 prej pacientëve janë në terapi intensive, ndërsa 2 prej tyre janë të intubuar.
Po ashtu, 2 pacientë, të cilët po kuroheshin në spital kanë ndërruar jetë 24 orët e fundit, duke e çuar totalin e viktimave në 51.
Ministria e Shëndetësisë i bëri apel qytetarëve të tregohen të kujdesshëm dhe të respektojnë masat e distacimit social dhe higjienës pasi rritja e numrit të pacientëve në spitale lidhet drejtpërdrejtë me mos respektimi i masave të vendosura për ndërprerjen e trasmetimit të virusit.