Mbi 100 milionë persona në gjithë botën janë infektuar me Covid-19, që nga fillimi i pandeminë në Wuhan të Kinës në fund të vitit 2019.
Pothuajse 1,3 për qind e popullsisë së botës është infektuar me Covid-19 dhe më shumë se 2.1 milion njerëz kanë vdekur.
Bazuar në këto të dhëna, mesatarisht një person është infektuar me Covid-19 çdo 7.7 sekonda, që nga fillimi i vitit. Niveli global i vdekshmërisë është 2.15 për qind.
Botës iu deshën 11 muaj për të regjistruar 50 milion rastet e para të të infektuarve, krahasuar me vetëm tre muaj që rastet të dyfishoheshin në 100 milion.
Vendet e prekura më keq – Shtetet e Bashkuara, India, Brazili, Rusia dhe Mbretëria e Bashkuar – përbëjnë më shumë se gjysmën e të gjitha rasteve të infektuar me Covid-19, megjithëse përfaqësojnë vetëm 28 për qind të popullsisë globale.
Rreth 56 vende kanë filluar vaksinimin e njerëzve dhe kanë marrë rreth 64 milion doza. Izraeli udhëheq për përqindjen e popullsisë së vaksinuar, pasi 29 përqind e qytetarëve të tij kanë marrë të paktën një dozë vaksinë.