India bëhet vendi i tretë në botë që regjistron më shumë se 1 milion të infektuar me koronavirus, pas SHBA-ve dhe Brazilit.
Vetëm në 24 orët e fundit, u zbuluan 34.956 raste të reja, duke e çuar totalin në 1 038 716 të infektuar.
Me më shumë se 600 njerëz që vdesin çdo ditë, autoritetet kanë rikthyer masat e izolimit për miliona të tjerë, të cilat kanë nisur të lehtësohen në mes të majit.
Tre vende në Indi – Maharashtra, Delhi dhe Tamil Nadu – kanë më shumë se gjysmën e të infektuarve totalë deri më tani në vend.
Gjithnjë e më shumë po zbulohen të infektuar në zona rurale dhe të varfëra të Indisë, ku sistemi shëndetësor mungon.
Për më tepër, ekspertët thonë se India është ende larg arritjes së pikut të infeksioneve.