Një studim tregoi se numri i të prekurve me variantin e ri britanik të COVD-19 në SHBA dyfishohet çdo 10 ditë.
Varianti u shfaq për herë të parë në Britani dhe tani ka prekur shumë vende të BE po ashtu dhe SHBA.
Studimi i kryer nga “MedRxiv” parashikoi se varianti britanik mund të bëhet varianti më dominues i COVID-19 në SHBA deri në muajin e ardhshëm.
Ky variant është i pranishëm që nga nëntori brenda territorit të SHBA-së.
Studiuesit vlerësuan se varianti i ri ishte 35 deri në 40 për qind më i transmetueshëm se çdo lloj tjetër që ishte shfaqur më parë në SHBA.
Moderna dhe Pfizer kanë gjetur të dyja vaksinat e saj efektive kundër varianteve të gjetura për herë të parë në Mbretërinë e Bashkuar dhe Afrikën e Jugut. Varianti i Mbretërisë së Bashkuar nuk duket se shkakton simptoma më të rënda COVID-19.