Mbretëria e Bashkuar raportoi sot 10, 612 vdekje nga koronavirusi, vetëm në spitale, me një rritje ditore prej 737 vdekjesh. Duke u bërë kështu vendi i pestë në botë për numrin e vdekjeve.
Ditën e shtunë, u regjistruan 9 875 vdekje në spitalet britanike.
Deri më 12 prill, u testuan 352 974 persona, dhe mbi 85 mijë persona rezultuan të infektuar.
Mbretëria e Bashkuar ishte vendi i fundit që vendosi masat e distancimit social dhe mbylli bizneset jo të domosdoshme. Studiuesit mendojnë se kjo vonesë mund të ketë ndikuar në rritjen e numrit te të infektuarve.