Numri i vdekjeve të shkaktuara direkt ose indirekt nga Covid-19 është më i lartë, sipas OBSH-së

Nga Exit News
Numri i vdekjeve të shkaktuara direkt ose indirekt nga Covid-19 është më i lartë, sipas OBSH-së

COVID-19 është bërë shkaku kryesor i vdekjeve, në botë me një ndikim afatgjatë ende të panjohur në sëmundshmëri. Vlerësimet paraprake të OBSH-së sugjerojnë se vdekjet totale globale direkt ose indirekt të lidhura me COVID-19, arrijnë në të paktën 3 milion në vitin 2020. Kjo është 1.2 milion vdekje më shumë se sa shifra e raportuar prej 1.8 milion vdekje globale COVID-19, në vitin 2020. Këto të dhëna u publikuan të premten nga OBSH, gjatë prezantimit të raporti vjetor të statistikave të shëndetit.

Rajoni i Amerikës dhe Evropa kanë qenë më rajonet më të prekura, me mbi tre të katërtat e rasteve të raportuara globalisht, me normat përkatëse të rasteve për 100 000 popullsi prej 6114 dhe 5562 dhe pothuajse gjysmën (48%) të të gjithë rasteve të raportuara nga  COVID-19.

Ndërsa, turbekulozi vazhdon të mbetet shkaku kryesor në botë i vdekjes nga një agjent i vetëm infektiv. Globalisht, rreth 10 milion  njerëz u sëmurën me tuberkuloz në 2019, një numër që ka rënë shumë ngadalë në vitet e fundit.

Raporti gjeti se infeksionet e reja me virusin HIV janë zvogëluar me 40% që nga kulmi në vitin 1998. Në 2019, rreth 1.7 milion njerëz u infektuan me HIV, më shumë se një milion më pak se në 1998.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>