Numri i viktimave me Covid në botë kalon mbi 900 mijë

Nga Exit News
Numri i viktimave me Covid në botë kalon mbi 900 mijë

Numri i viktimave me Covidnë botë ka kaluar mbi 904 mijë, sipas të dhënave të universitetit John Hopkins.

Ndërsa numri i të infektuarve është 27,8 milionë banorë.

Si numri i viktimave, ashtu dhe numri i të infektuarve pritet të jetë më i madh, si pasojë e diferencave në testime, dhe mosraportimit të saktë të numrave nga disa vende.

10 vendet më të prekura në botë, për numrin e të vdekurve janë:

  1. Shtetet e Bashkuara të Amerikës: mbi 190 mijë,
  2. Brazili: mbi 128 mijë,
  3. India: mbi 75 mijë ,
  4. Meksika: mbi 69 mijë,
  5. Britania e Madhe: mbi 41 mijë,
  6. Italia: mbi 35 mijë,
  7. Franca: mbi 30 mijë,
  8. Peru: mbi 30 mijë,
  9. Spanja: mbi 29 mijë,
  10. Irani: mbi 22 mijë.

Vendet e Europës dhe SHBA-të kanë paralajmëruar se në vjeshtë pritet një valë tjetër e madhe infektimesh, e për pasojë dhe viktimash.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>