Numri i viktimave në Britani po rritet më shpejt se në Itali

Nga Exit News
Numri i viktimave në Britani po rritet më shpejt se në Itali

Dy javë pasi personi i parë në Britani ndërroi jetë si rezultat i ndërlikimeve nga koronavirusi, numri i viktimave është rritur me një normë më të lartë sesa në Itali.

Mesatarja e rritjes ditore të numrit të viktimave në Britani, e shprehur në përqindje, po ndjek trajektore të ngjashme me Spanjën dhe është më e lartë sesa Italia.

Që prej viktimës së parë në Itali, mesatarja ditore e rritjes së numrit të viktimave ishte 35 përqind.

Gjatë javës së fundit kjo ka rënë në 20 për qind, megjithëse të enjten pati një rritje prej 18 përqind, ku numri i viktimave kaloi mbi 3000.

Ndërsa në Britani mesatarja e rritjes ditore të numrit të viktimave është 45 përqind, një shifër e përafërt me atë të Spanjës, që është 50 përqind. Kjo i vë Britaninë dhe Spanjën me normë ditore më të lartë të numrit të viktimave sesa Italia në të njëjtën pikë të zhvillimit të virusit, kur ajo kishte vetëm 184 viktima nga komplikacionet e virusit.

Ndërsa në Kinë, në epiqendrën e virusit, norma mesatare ditore e viktimave është 23 përqind.

Deri më sot, në Britani janë 3383 të infektuar, nga të cilët 177 kanë vdekur. Ndërsa në Spanjë janë 19910 dhe kanë vdekur 1002.

 

Botuar në gazetën britanike The Telegraph, përshtatur nga Exit News.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>