Nurrellari: LSI lojë taktike për presion ndaj PD-së

Nga Exit News
Nurrellari: LSI lojë taktike për presion ndaj PD-së

Deklarimet e LSI se do të dali në vetë janë taktikë për të forcuar pozitën e LSI në negociata me PD-në në një listë të përbashkët.

Kështu u shpreh politologu Adri Nurrellari në një bisedë në emisionin “Me pak fjalë”, mbi deklaratën e Kryetares së LSI Monika Kryemadhi se do të dalë me listë më vete kandidatësh.

“Dalja e opozitës me një ose dy lista është ende në pikëpyetje. Qendrimin e zonjës Kryemadhi do ta kisha marrë me rezerva derisa të vendoset”, u shpreh Nurrellari.

Ai mendon se “nëse do të kishim një listë të përbashkët do të kishim penalizim të votuesve gri”. Këtë deklaratë, Nurrellari e ilustron me shembullin e Kosovës në zgjedhjet e vitit 2017:

“Shembulli i Kosovës, në zgjedhje 2017 u bë koalicion i gjerë me 3 parti. Në zgjedhjet e 2014 kishin marrë rreth 50 mandate, ndërsa kur u bënë në një listë morën 34 deputet.

Pra, duke marrë parasysh që do të bëhen edhe lista të përbashkëta, ku secila parti do të kafshojë masën më të madhe për kandidatin e vet, se sa për të marrë vota gri”.

Ndaj, Nurrellari i këshillon opozitës të hyjë me dy lista të ndara dhe të qendrojë e palëkundur deri në fund.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>