
Bujar Nishani, kryetar i Këshillit Kombetar i ka kërkuar Lulzim Bashës të japë dorëheqjen e parevokueshme për të mirën e PD-së.
Ai shtoi se Basha “e ka për detyrë tja bëj këtë shërbim Partisë Demokratike”.
Nishani ka deklaruar se blerja e votave nga PS ndikoj në humbjen e zgjedhjeve, por po aq ndikoi edhe dështimi i vetë PD-së për të krijuar besim e “për ti mbushur kutitë në favor të saj”.
Sipas Nishanit, PD është sot në monentin më të vështirë që nga 1997, duke u shprehur se “PD është në udhëkryq”.
Ai ka bërë thirrje për një projekt të ri politik për të fituar atë besueshmëri në popull që do të cojë PD-në në fitoren e zgjedhjeve.
Nishani ka kritikuar qëndrimin e Bashës ndaj Komisionit për përzgjedhjen e kandidatëve të kryesuar prej tij.
Ai u shpreh se Basha e minoi punën e komisionit duke i thënë të përjashtuarve se komisioni nuk ka pushtet, por ishte ai që vendoste.