
Provimi i maturës shtetërore për letërsinë nuk ka qënë sipas udhëzimeve të Ministrisë së Arsimit.
Këtë ankesë prindërit e shkollës së mesme Sami Frashëri ja drejtuan ministers Shahini, pasi nxënësit përfunduan provimin në datë 11 qershor.
“Formati ishte komplet ndryshe i patrajtuar dhe temat të paezauruara, gjë që bie ndesh me udhëzimin tuaj dhe si rrjedhojë rezultati ishte që fëmijët kanë dalë shumë keq në këtë provim.” – shkruan Bordi i prindërve të kësaj shkolle në letrën dretuar Ministrisë.
Prindërit presin reagimin e Ministrisë për shqetësimin e ngritur.