OBSH, 300 mijë teste të shpejta falas për Shqipërinë

Nga Exit News
OBSH, 300 mijë teste të shpejta falas për Shqipërinë

Organizata Botërore e Shëndetit pritet të sjellë rreth 300 mijë teste të shpejta falas për Shqipërinë.

Epidemiologu Artan Simaku deklaroi, të martën, për emisionin ‘Me pak fjalë’ në Euronews se këto teste do të ndihmojnë shumë në menaxhimin e situatës në vend:

“Jemi në pritje të testeve të shpejta, siç është njoftuar me ardhjen e drejtorit të OBSH-së. U vendos që Shqipëria do të marrë rreth 300 mijë teste të shpejta që do të ndihmojnë në menaxhimin e situatës. Kjo shumë prej 300 mijë është e konsiderueshme për Shqipërinë.”

Simaku sqaroi se testet e shpejta e japin rezultatin nëse qytetari është i infektuar apo jo brenda 30 minutash.

Prej më shumë se 10 ditësh, Shefja e epidemiologjisë në Institutin e Shëndetit Publik Silva Bino njoftoi se vendi do të fillojë së shpejti të përdorë testet e shpejta për të zbuluar infektimin me Covid-19.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>