Të gjitha vendet duhet të punojnë së bashku për të hetuar origjinën e koronavirusit, njoftoi për median Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), një ditë pasi Kina refuzoi një grup të dytë hetimi në Vuhan.
Zëdhënësi i OBSH-së Tarik Jasarevic, i pyetur për refuzimin e Kinës, tha në një konferencë të Kombeve të Bashkuara në Gjenevë:
“Kjo nuk ka të bëjë me politikë, nuk ka të bëjë me një lojë fajësie. Bëhet fjalë për një kërkesë që të gjithë duhet të përpiqemi të kuptojmë se si patogjeni hyri në popullatën njerëzore. Në këtë kuptim, vendet me të vërtetë kanë përgjegjësinë të punojnë së bashku dhe të punojnë me OBSH në një frymë partneriteti”.
Të enjten, ShBA tha se vendimi i Kinës për të refuzuar planin e OBSH-së për një hetim të dytë që do të kishte një fokus rrjedhjen të mundshme laboratori ishte “e papërgjegjshme dhe e rrezikshme”.
Presioni ndaj ndaj Kinës për të hetuar Institutin e Virologjisë (WIV) të financuar nga SHBA, i cili po punonte me koronavirusët u rrit pas një raporti teinteligjencës amerikane.
Gazeta kineze, Global Times citon zyrtarë kinezë që pretendojnë se asnjë personel i laboratorit nuk u infektua me Covid-19 dhe se aty nuk ka viruse që mund të infektojnë drejtpërdrejt qeniet njerëzore.
Asnjë rrjedhje e patogjenit ose infeksion njerëzor nuk ka ndodhur në laboratorin e Vuhanit që kur u vu në punë në 2018, tha Yuan Zhiming, drejtori i Laboratorit Kombëtar të Biosigurisë të Kinës dhe profesor në WIV.
Liang Wannian, udhëheqës i ekipit të anës kineze të ekipit të përbashkët të OBSH-Kinë për origjinën e Covid-19, tha në një konferencë se teoria e rrjedhjeve të laboratorit nuk ishte shumë e mundshme.
“Nëse disa vende besojnë se hetimet e mëtejshme në këtë fushë duhet të kryhen, atëherë hetimet duhet të kryhen në laboratorë që nuk janë inspektuar ende,” tha Liang.