OBSH: Çdo 17 sekonda një person i infektuar me Covid-19 humb jetën

Nga Exit News
OBSH: Çdo 17 sekonda një person i infektuar me Covid-19 humb jetën

Çdo 17 sekonda një person i infektuar me Covid-19 humb jetën. Kështu raporti Drejtori i Organizatës Botërore të Shëndetit për Europën Dr. Hans Kluge të enjten.

Dr Hans Kluge tha se 53 vendet që përbëjnë rajonin evropian të OBSH-së kanë regjistruar më shumë se 15.7 milion raste Covid-19 – duke përfshirë 4 milion vetëm këtë muaj – dhe gati 355 mijë vdekje.

Më shumë se 80 për qind e vendeve po raportojnë nivele të larta të incidencës 14-ditore, me më shumë se 100 të infektuar se 100 për 100,000 njerëz, tha Kluge, me gati një të tretën që regjistron norma shumë të larta më të mëdha se 700 për 100,000.

“Si rezultat, ne po shohim gjithnjë e më shumë sinjale që na tregojnë se spitalet do të mbingarkohen,” tha ai, duke theksuar se pavijonet e kujdesit intensiv në Francë kanë qenë me kapacitet prej 95 përqindësh për 10 ditë dhe ato në Zvicër janë me kapacitet të plotë aktualisht.

Por Kluge tha se masat më të rrepta të prezantuara nga qeveritë kanë filluar të tregojnë përmirësime të lehta, pasi rastet e reja javore u ulën nga mbi 2 milion javë para se të kalonin në afërsisht 1.8 milion javën e kaluar.

“Është një sinjal i vogël, por sidoqoftë është një sinjal”, tha ai.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>