OBSH, Covid-19 është emergjenca më e rëndë globale deri më sot

Nga Exit News
OBSH, Covid-19 është emergjenca më e rëndë globale deri më sot

Pandemia e koronavirusit, me mbi 16 milionë të infektuar në gjithë botën, është  emergjenca “më e rëndë” globale shëndetësore që ka shpallur ndonjëherë OBSH-ja.

Kështu deklaroi Drejtori i përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus, në një dalje për median nga Gjeneva.

Vetëm me respektimin e rreptë të masave të rekomanduara, nga mbajtja e maska deri në shmangien e turmave, bota do të mund ta mposhte atë, shtoi Tedros.

“Kur ndiqen këto masa, rastet e reja të të infektuarve ulen. Aty ku nuk janë, rastet rriten”, tha ai, duke lavdëruar Kanadanë, Kinën, Gjermaninë dhe Korenë e Jugut për kontrollin e shpërthimeve.

Kreu i OBSH-së tha se do ta mbledhë këtë javë komitetin e urgjencës së OBSH-së për të vlerësuar pandeminë.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>