OBSH: E shqetësuar për trendin e infeksionve në Evropën jugore dhe në Ballkan

Nga Exit News
OBSH: E shqetësuar për trendin e infeksionve në Evropën jugore dhe në Ballkan

Një trend rritës i të infektuarve me koronavirus po shihet ne Evropën jugore dhe në rajonin e Ballkanit, tha të mërkurën, Mike Ryan drejtuesi i programit të emergjencave në OBSH.

“Amerika është qartazi vendi më i nxehtë, por virusi ka filluar të përshpejtojë edhe në Afrikë”, tha Ryan për një radion irlandeze, raporton The Guardian.

Ai shtoi se “edhe në Evropë, paçka se në Evropën perëndimore virusi është vënë në kontroll, trend shqetësues po shihet në Evropën jugore dhe në Ballkan, ndaj ende nuk kemi dalë nga gjendja e emergjencës në Evropë. Ka ende nevojë për shumë vëmendje”.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>