OBSH, heqja para kohe e kufizimeve rrezikon dëme më të mëdha ekonomike

Nga Exit News
OBSH, heqja para kohe e kufizimeve rrezikon dëme më të mëdha ekonomike

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) paralajmëroi, të premten, se shtetet që nguten të heqin kufizimet e lëvizjeve, të parashikuara për frenimin e epidemisë së koronavirusit, rrezikojnë të vuajnë rishpërthime të infeksionit dhe dëme edhe më të zgjatura në ekonomi.

Gjatë përmbledhjes javore të situatës së pandemisë në Gjenevë të Zvicrës, kreu i OBSH-së, Tedros Ghebreyesus u shpreh:

“Jemi të gjithë të vetëdijshëm për pasojat e thella sociale dhe ekonomike të pandemisë, por heqja e kufizimeve mund të bëjë që efektet të jenë më të këqija sepse kjo mund ta zgjasë më tej pandeminë”.

Mbrëmjen e së enjtes numri njerëzve të infektuarve në botë i kaloi 1 milionë vetë, prej të cilëve mbi 55 500 kanë vdekur.

Përballë një krize të ashpër ekonomike, vende të ndryshme kanë lënë të kuptohet se do ta rishohin planin e kufizimeve të lëvizjeve.

Por kreu i OBSH-së shprehu sërish shqetësimet rreth ritmeve me të cilin po përhapet infeksioni i Covid-19.

Ai u shpreh i vetëdijshëm se kufizimi i lëvizjeve nuk është i mjaftueshëm për frenimin e virusit, por theksoi se pa kufizim të kontakteve sociale koronavirusi do të vriste më shumë njerëz.

Ghebreyesus u bëri thirrje shteteve t’i zgjerojnë paketat e ndihmës sociale dhe shëndetësore.

“Kjo është një krizë e paprecedentë e cila kërkon përgjigjie të paprecedenta. Nëse njerëzit vonojnë kujdesin shëndetësor, apo e shmangin sepse nuk e përballojnë dot, jo vetëm që lëndojnë veten e tyre, por e bëjnë edhe më të vështirë për ta kontrolluar situatën e pandemisë.”

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>