Shefi i OBSH i kërkoi Kinës të jetë transparente dhe të dorëzojë të dhënat e papërpunuara mbi punonjësit e laboratorit të sëmurë me Covid-19, në nëntor 2019.
Tedros Adhanom Ghebreyesus u shpreh se OBSH e përjashtoi shumë shpejt mundësinë e daljes së virusit nga laboratori.
OBSH vendosi të dërgojë një mision faktmbledhës në Vuhan në korrik 2020, pas akuzave të shumë shteteve që fajësonin Kinën dhe mungesën e transparencës së saj, për përhapjen e pandemisë në botë
Atëherë, ekspertët e përjashtuan mundësin e prodhimit të virusit në laborator, dhe u shprehën se origjina është nga tregu i gjëse gjallë në Vuhan.
Por një raport i inteligjencës amerikane i publikuar në maj 2021, zbuloi se virusi është i prodhuar në laborator dhe prej andej ka dalë tek njerëzit.
2 shkencëtarë, britanik dhe norvegjez në një studim të botuar në maj 2021 gjetën se koronavirusi u prodhua në laboratorin e Vuhanit. Ata gjetën shenja unike në mostra në përbërjen e Covid-19, të cilat mund të kenë dalë vetëm nga manipulimi në një laborator.
Teoria e “prodhimit dhe daljes së virusit nga laboratori i Vuhanit” ka filluar të forcohet, pas raporteve të gjashtë minatorëve, të cilet u sëmurën në 2012 dhe tre studiues nga Instituti i Virologjisë Ëuhan, të cilët u sëmurën në 2019 pasi vizituan një shpellë lakuriqësh në provincën jugperëndimore të Kinës Yunnan.