OBSH i kthehet teorisë se Covid-19 ka dalë nga laboratori i Vuhanit

Nga Exit News
OBSH i kthehet teorisë se Covid-19 ka dalë nga laboratori i Vuhanit

Shefi i OBSH i kërkoi Kinës të jetë transparente dhe të dorëzojë të dhënat e papërpunuara mbi punonjësit e laboratorit të sëmurë me Covid-19, në nëntor 2019.

Tedros Adhanom Ghebreyesus u shpreh se OBSH e përjashtoi shumë shpejt mundësinë e daljes së virusit nga laboratori.

OBSH vendosi të dërgojë një mision faktmbledhës në Vuhan në korrik 2020, pas akuzave të shumë shteteve që fajësonin Kinën dhe mungesën e transparencës së saj, për përhapjen e pandemisë në botë

Atëherë, ekspertët e përjashtuan mundësin e prodhimit të virusit në laborator, dhe u shprehën se origjina është nga tregu i gjëse gjallë në Vuhan.

Por një raport i inteligjencës amerikane i publikuar në maj 2021, zbuloi se virusi është i prodhuar në laborator dhe prej andej ka dalë tek njerëzit.

2 shkencëtarë, britanik dhe norvegjez në një studim të botuar në maj 2021 gjetën se koronavirusi u prodhua në laboratorin e Vuhanit. Ata gjetën shenja unike në mostra në përbërjen e Covid-19, të cilat mund të kenë dalë vetëm nga manipulimi në një laborator.

Teoria e “prodhimit dhe daljes së virusit nga laboratori i Vuhanit” ka filluar të forcohet, pas raporteve të gjashtë minatorëve, të cilet u sëmurën në 2012 dhe tre studiues nga Instituti i Virologjisë Ëuhan, të cilët u sëmurën në 2019 pasi vizituan një shpellë lakuriqësh në provincën jugperëndimore të Kinës Yunnan.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>