Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka bërë thirrje për ndalimin e shitjes së kafshëve të gjalla të egra në tregjet ushqimore për të parandaluar shfaqjen e sëmundjeve të reja, raporton The Guardian.
OBSH tha se tregjet tradicionale luajnë rol kryesor në sigurimin e ushqimit dhe jetesës për popullsitë e mëdha, ndalimi i shitjes së këtyre lloj kafshëve mund të mbrojë shëndetin e punëtorëve të tregut dhe blerësve.
Organizata u bëri thirrje vendeve të ndalojnë shitjen e kafshëve të gjalla të egra në tregjet e ushqimit si një masë emergjente, duke kujtuar se rastet e para të Covid-19 dolën nga një treg ushqimesh tradicionale në Vuhan në Kinë.
“Kafshët, veçanërisht kafshët e egra, janë burimi i më shumë se 70% të të gjitha sëmundjeve infektive tek njerëzit, shumë prej të cilave shkaktohen nga viruse të reja. Veçanërisht gjitarët e egër paraqesin rrezik për shfaqjen e sëmundjeve të reja ”, thuhet në deklaratën e OBSH-së.