OBSH kundërshton përzierjen e vaksinave kundër COVID-19

Nga Exit News
OBSH kundërshton përzierjen e vaksinave kundër COVID-19

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka kundërshtuar përzjerjen e vaksinave kundër COVID-19.

Shefja e kërkimit shkencor në OBSH ka bërë thirrje ndaj qeverive dhe njerëzve që të mos marrin doza vaksinash nga prodhues të ndryshëm, duke e quajtur këtë gjë një “trend të rrezikshëm” pasi ka pak të dhëna në dispozicion për ndikimin që mund të ketë në shëndet.

“Do të jetë një situatë kaotike nëse qytetarët fillojnë të vendosin se kur dhe kush do të marrë dozën e dytë, të tretë dhe të katërt.”, tha Soumya Swaminathan.

Përzierja e dozave të vaksinave anti-COVID është rekomanduar ndërkohë nga komiteti gjerman i vaksinave. Kancelarja gjermane Angela Merkel i ka përzier vaksinat. Pas dozës së parë të AstraZeneca ajo u vaksinua me Moderna.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>