Më shumë se 80 përqind e të infektuarve me koronavirus në Kinë janë shëruar. Kështu raportoi Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë Tedros Adhanom Ghebreyesus.
Ai theksoi se Kina po e vë epideminë e koronavirusit nën kontroll dhe ky virus mund të parandalohet nëpërmjet masave parandaluese dhe vendimtare.
Deri më tani në gjithë botën janë identifikuar rreth 111 mijë raste me koronavirus, ku 3892 kanë humbur jetën.