Një test që tregon nëse je i infektuar apo jo me Covid-19 brenda 30 minutash është miratuar nga OBSH-ja, dhe pritet të prodhohet së shpejti në sasi të mëdha.
Testi, që i ngjan atyre që përdoren për të zbuluar shtatzënitë, do të përdoret dhe lexohet nga punonjësit e shëndetësisë.
Testi është zhvilluar nga kompania koreano-jugore SD BioSensor.
Zbulimi i këtij testi pritet të lehtësojë shumë punën e stafeve mjekësore në luftën kundër pandemisë.
Pas prodhimit, testet do të shpërndahen në vendet e varfra me një kosto të ulët, deri në 5 dollarë për një prej tyre.
Testet e shpejta dhe të lehta, por me cilësi të lartë do të lejojnë kontrollimin masiv të punonjësve shëndetësorë, të cilët po humbasin jetën në vendet me të ardhura të ulëta.
Por dhe shumë vende të zhvilluara kanë porositur paraprakisht teste: Gjermania ka porosirut 20 milionë dhe pritet që Franca e Zvicra të bëjnë porositë e tyre së shpejti.
OBSH po shikon mundësinë për të miratuar dhe një test tjetër të shpejtë, i cili është në fazë testimi. Ai po zhvillohet nga kompania amerikane Abbott.