
OBSH vendosi të ndalojë përdorimin e testimit të ilaçeve hidroklorokinë dhe lopinavir/ritonavir për trajtimin e pacientëve me Covid-19, pas rekomandimit të Komitetit Vullnetar Qendror të Testimeve, sipas deklaratës për shtyp të datës 4 korrik.
Rekomandimi erdhi pas rezultateve të arritura në pacientët e trajtuar me hidroklorinë në krahasim me pacientët e trajtuar me ilaçe të tjera standarte. Të dhënat e testimit u prezantuan në samitin e OBSH-së në 1-2 korrik.
Të dhënat tregojnë se hidroklorokina dhe lopinaviri nuk ulin vdekshmërinë tek të sëmurët me Covid-19 në krahasim me trajtimet e tjera standarte. Komiteti do të ndalojë menjëherë përdorimin e hidroklorinës.
Vendimi vlen vetëm për përdorimin e hidroklorinës tek të sëmurët në spitale dhe jo për qëllime studimi në pacietën që trajtohen jashtë spitalit, ose që ende nuk janë infektuar me Covid-19.