OBSH: Nëse qeveritë nuk marrin masa, gjendja do vijojë të përkeqësohet

Nga Exit News
OBSH: Nëse qeveritë nuk marrin masa, gjendja do vijojë të përkeqësohet

Gjendja me koronavirusin do vijojë të përkeqësohet nëse qeveritë nuk marrin masa.

Kështu paralajmëroi Organizata Botërore e Shëndetësisë.

Shumë shtete po përkeqësohen dhe mesazhet mikse që liderët japin për qytetarët po minojnë besimin në public tek përpjekjet për ta kontrolluar virusin, tha drejtori i OBSH në një seancë informimi në Gjenevë.

“Nëse nuk ndiqen rregullat bazë të larjes së duarve, ruajtjes së distancës dhe mbajtjes së maskës në raste të caktuara, situata vetëm sa do të përkeqësohet gjithmonë e më shumë.” – tha Tedros.

Amerika është epiqendra e virusit për momentin ku deri tani janë 3,3 milion qytetarë të infektuar dhe më shumë se 135,000 viktima, sipas Universitetit Johns Hopkins.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>