
Të rinjtë me Covid-19 mund të kenë ndikuar në shpërthimet e reja të koronavirusit në vendet europiane.
Drejtori rajonal për Evropën në Organizatën Botërore të Shëndetësisë, Hans Kluge deklaroi për BBC-në se sipas raporteve të autoriteteve shëndetësore është rritur ndjeshëm infeksioni mes të rinjve, të cilët janë dhe grupmosha më pak vigjilente ndaj respektimit të masave kundër Covid-19.
Dr Kluge tha se si baba i dy vajzave ai e kupton që të rinjtë “nuk duan të humbasin verën”.
Por ai theksoi se ‘ata kanë përgjegjësi ndaj vetes, prindërve, gjyshërve dhe komuniteteve të tyre dhe ne e dimë, tani, si të kemi sjellje të mira e të shëndetshme, kështu që le të përfitojmë nga njohuritë”.