OBSH po studion pse në Shqipëri nuk ka asnjë rast me koronavirus

Nga Exit News
OBSH po studion pse në Shqipëri nuk ka asnjë rast me koronavirus

Drejtuesi i zyrës së Organizatës Botërore të Shëndetit (OBSH) në Tiranë, Raul Gonzales tha se OBSH po studion arsyet pse në Shqipëri nuk ka asnjë të infektuar me koronavirus:

“Por pse ndodh që në Shqipëri nuk ka? Ne ende jemi duke studiuar. Njerëzit e prekur në vendin tim nuk kishin qenë as në Itali dhe as në Kinë”.

Ai, nga mbledhja e Task-Forcës bëri thirrje të shmanget keqinformimi dhe të mos shpërndahen lajme të rreme:

“Duhet të kemi besim te institucionet tona të mos shpërndajmë lajme të rreme që i bëjnë keq shëndetit dhe ekonomisë së vendit. Ne po punojmë ngushtësisht me qeverinë shqiptare në këtë drejtim”.

Ministrja Manastirliu, gjithashtu konfirmoi për të disatën herë se në Shqipëri nuk ka asnjë rast të infektuar me koronavirus.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>