OBSH reagon pas vendimit të Trump: Duhet të mbështetemi, për të luftuar COVID-19

Nga Exit News
OBSH reagon pas vendimit të Trump: Duhet të mbështetemi, për të luftuar COVID-19

“Besoj se Organizata Botërore e Shëndetit duhet të mbështetet, pasi është absolutisht kritike për përpjekjet e botës për të fituar luftën kundër COVID-19.”

Kështu u shpreh Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara António Guterres, si përgjigje ndaj vendimit të presidentit amerikan Trump për të bllokuar fondet për OBSH-në.

Guterrez tha se OBSH po ndihmon shtetet në luftën kundër Covid-19 me udhëzime e trajnime dhe se kjo nuk është koha për ndëshkim, por për tu bashkuar kundër pandemisë:

“OBSH, me mijëra anëtarë të stafit të saj që ndihmojnë operacionet në të gjithë botën për të kufizuar transmetimin e koronavirusit, është në frontin e par, duke mbështetur shtetet anëtare, veçanërisht më të prekurit midis tyre, me udhëzime, trajnime, pajisje dhe shërbime konkrete për shpëtimin e jetës.

Pasi të kemi përfunduar luftën me këtë epidemi, do të ketë një moment për të parë prapa dhe për të kuptuar se si një sëmundje e tillë u shfaq dhe përhapte shkatërrimin e saj kaq shpejt në të gjithë globin, dhe si reaguan të gjithë ata që ishin të përfshirë ndaj krizës.”

Një ditë më parë, presidenti Trump njoftoi bllokimin e fondeve të SHBA-ve për Organizatën Botërore të Shëndetit, pasi gjykon se ajo nuk ka menaxhuar mirë situatën dhe pasojat e pandemisë.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>