OBSH rekomandon marrjen e dozës së dytë të vaksinës brenda 4 javësh

Nga Exit News
OBSH rekomandon marrjen e dozës së dytë të vaksinës brenda 4 javësh

Organizata Botërore e Shëndetësisë është shprehur se doza e dytë e vaksinës Pfizer duhet të merret brenda 21-28 ditësh pas të parës.

“Ne diskutuam dhe dolëm me rekomandimin se: dy doza të kësaj vaksine (Pfizer) brenda 21-28 ditësh”, tha Alejandro Cravioto, kryetar i Grupit Strategjik Këshillimor të Imunizimit në OBSH (SAGE), në një konferencë shtypi në internet.

Megjithatë, OBSH i konsideroi të arsyeshme vendimet e disa vendeve për të zgjatur kohën ndërmjet dy dozave të vaksinës.

“Unë mendoj se duhet të jemi paksa të hapur ndaj këtyre llojeve të vendimeve që vendet duhet të marrin në përputhje me situatat e tyre epidemiologjike”, shtoi Cravito.

Zyrtari i SAGE Joakim Hombak tha se vonesa mes dy dozave të Pfizer mund të jetë e pranueshme për vendet që nuk mund të zbatojnë rekomandimin kryesor.

“Ne e pranojmë plotësisht se vendet mund të shohin se duhet të jenë edhe më fleksibël për sa i përket administrimit të dozës së dytë. Por është e rëndësishme të theksohet se ka shumë pak të dhëna empirike nga provat që mbështesin këtë lloj rekomandimi, “shtoi ai.

Më herët, kompania gjermane BioNTech, një prej prodhuesve të vaksinës bashkë me Pfizerin, ka paralajmëruar shtetet që të mos shtyjnë më tepër se 3 javë bërjen e dozës së dytë së vaksinave, pasi nuk ka të dhëna zyrtare se vaksina është e sigurtë dhe efektive nëse dozat bëhen mbi 3 javë larg njëra-tjetrës.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>