OBSH, Remdesivir pak efekt në trajtimin e Covid-19

Nga Exit News
OBSH, Remdesivir pak efekt në trajtimin e Covid-19

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) tha se ilaçet remdesivir, hidroksiklorinë, lopinavir/ritonavir dhe produktet e interferonit kanë pak ose aspak rezultat në luftimin e sëmundjes COVID-19.

Një studim për këto ilaçe u zhvillua në më shumë se 30 vende. Studimi u bazua në efektet e terapisë në vdekshmërinë e përgjithshme, fillimin e trajtimit me ventilatorë dhe kohëzgjatjen e qëndrimit në spital. Këto ilaçe treguan pak, ose aspak rezultate në trajtimin e pacientëve.

Këto rezultate u kundërshtuan nga kompania, Gilead, e cila tha për Reuters se të dhënat ishin të parakohshme dhe nuk tregonin efekshmërinë e ilaçeve.

Remdesivir ishte një ndër ilaçet e përdorura për trajtimin e presidentit Trump.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>