Organizatës Botërore të Shëndetësisë paralajmëroi se me rënien e antitrupave personat mund të infektohen sërish, raporton CNBC.
Të premten, Mike Ryan, drejtor ekzekutiv i OBSH-së për emergjencat shëndetësore tha se të dhënat e fundit tregojnë se “mbrojtja nuk ëshët për gjithë jetën” për njerëzit të cilët e kanë kaluar koronavirusin dhe “ndaj riinfektimi mund të ndodhë”.
Maria Van Kerkhove, drejtuesja e njësisë për sëmundjen e lindura nga kafshët në OBSH tha se kërkuesit ende po përpiqen të kuptojnë se për sa gjatë përgjigjia imunitare mund të zgjasë tek dikush i infektuar me koronavirus.
“Ajo çfarë ne dimë është se 90% e 100% të personave të infektuar me virus zhvillojnë antitrupa”, tha Van Kerkhove.
Sipas, Qendrës amerikane të Kontrollit të Sëmundjeve bazuar në eksperiencën e mëparshme me viruset, mund të ndodhë që personat të riinfektohen.
Ndërsa një studim i Universitetit të Oxfordit ka gjetur se personat e infektuar me kovid, për të paktën 6 muaj janë të mbrojtur nga virusi.